zoom

Aktualitet

“Bogdani vdiq nga shkaqe natyrore!” Policia jep detaje per ndarjen nga jeta të ish-deputetit

Policia ka dhënë detaje nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.

Sipas uniformave blu, Gerti Bogdani u gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli në Tiranë.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

“Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë”, informojnë blutë e Tiranë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.