zoom

Politikë

Boçi: PD nuk e fal kurrë arrestimin e liderit të opozitës, Rama ia kaloi edhe Putinit

Ish-deputeti Luçiano Boçi deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se masat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u vendosën pa asnjë provë dhe dokument.

Ndërsa e konsideron si masë tipike për diktaturë, Boçi tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të caktojnë arrestin.

“Rama tejkaloi edhe masat e Putin ndaj Navalnit”, tha midis të tjerash, duke shtuar se beteja e opozitës kundër diktaturës do të vazhdojë. /ZOOM.AL/