Aplikacion
Në rrugën nuk ka as borëpastruese dhe as polici që të kontrollojë përdorimin e zinxhirëve.
Rruga e Arbrit ka kushtuar 253 milionë euro dhe duhet të jetë gati tërësisht pranverën e ardhshme.
Punimet po kryhen nga kompania Gjoka Konstruksion, si vepër me koncesion.
Tuneli i Murrizit nuk ma përfunduar ende dhe qytetarët janë të detyruar të kalojnë një bypass provizor, i cili bllokohet sa herë ka ngrica e dëborë.
Shteti e hapi me urgjencë më 29 Nëntor, pa qenë gati dhe e braktisi, duke lënë rrugëve edhe qindra qytetarë që kanë nisur ta përdorin atë nga zona e Dibrës, Dibrës së Madhe, Bulqizës, Klosit e Burrelit. /Zoom.al
Zbardhet plani/ Nuredin Dumani do vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit për 200 mijë euro