zoom

Aktualitet

Bllokohen 2 milionë euro pasuri në Tiranë, kujt i përkasin (EMRI)

Policia e kryeqytetit ka bllokuar 2 milionë euro pasuri që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Mësoeht se në kuadër të operacionit policor të koduar “MILANO”, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Kristaq Mahmutaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ai rezulton të jetë i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se atij i është sekuestruar një ndërtesë 4 katëshe, një fabrikë uji, një bar-kafe dhe tokë, truall dhe arë

“Ky shtetas, më datë 15.03.2021, është ekstraduar drejt Italisë, pasi është arrestuar gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafik droge”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2.000.000 euro, konkretisht:

Një ndërtesë katërkatëshe, një sipërfaqe trualli, dy sipërfaqe toke (ara), një subjekt me veprimtari në fushën e prodhimit të ujit të pijshëm dhe një subjekt bar-kafe”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.