Aplikacion
Përmes bisedave në aplikacionin “Sky”, Jurgis Çyrbja, ka biseduar me personin Altin Hajri, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në Shijak, duke e informuar Hajrin për një seri planesh operacionale të Policisë së Shtetit, me qëllim kapjen e Altin Hajrit.
Këto informacione Jurgis Çyrbja, i merte nga punonjës policie.
Ndaj që pak ditë më parë një prokuror i SPAK, i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë Vendore Durrës dhe Policisë së Shtetit, për t`i vënë në dispozicion çdo plan operacional, apo informacion që kanë mbledhur për në rrugë operative, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Altin Hajrit.
Sipas burimeve, qëllimi i kësaj “gjuetie” të nisur nga SPAK, është për të mësuar emrat e punonjësve që kanë hartuar këto plane operacionale dhe policëve që kanë pasur akses në këto informacione, që më pas ia ka dërguar deputetit të asaj kohe Jurgis Çyrbja.
Dhe ky i fundit ia ka nisur më tej personit në kërkim Altin Hajri, në mënyrë që ky i fundit të merrte masa me qëllim fshehjen e tij për të mos u kapur nga policia, që shkonte në Shijak dhe Durrës për ta kapur.