zoom

Aktualitet

Bilanci Covid-19 në 24 orë/ Të vdekur dhe shifra rekord infektimesh

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rritje nga COVID-19. Edhe këtë të mërkurë ka pasur 477 raste dhe 3 humbje jete.

Tirana ka pasur 174 raste të reja, ndjekur nga Shkodra me 46, Saranda me 20, Elbasani me 19 e Berati 17.

Po ashtu 67 pacientë janë shëruar.

Në spitalin infektiv ndërkohë po trajtohen 56 pacientë.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 7733 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 477 qytetarë, në këto bashki: 174 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.
Aktualisht janë 3782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë: një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,822 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 477
Të shëruar në 24 orë 67
Të shtruar në spitale 56
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7733

Testime totale 972,870
Raste pozitive 137,075
Raste të shëruara 130,822
Raste Aktive 3,782
Humbje jete 2,471

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1405
Shkodër 588
Fier 355
Vlorë 353
Durrës 209
Elbasan 208
Lezhë 196
Gjirokastër 136
Berat 126
Kukës 80
Korçë 79
Dibër 47