zoom

Aktualitet

Bie nga shkëmbi te “Qafa e Gjarprit”, vdes duke mbledhur bimë medicinale. Policia nis hetimet

Një person raportohet se ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi në fshatin Protopapë në Korçë, teksa po punohet për zbardhjen e ngjarjes, shkaqeve dhe identifikimit të viktimës.

Sipas informacioneve paraprake policore, një i ri dyshohet se ka rënë nga një shkëmb në vendin e quajtur “Qafa e Gjarprit”. Sipas dëshmive paraprake të banorëve, dyshohet se viktima ka shkuar për të mbledhur bimë medicinale në terrenin e rrezikshëm dhe është rrëzuar.

Policia po shkon në vendin e ngjarjes dhe do të hetojë lidhur me zbardhjen e plotë, si dhe identifikimin e viktimës. /ZOOM.AL/