zoom

Bota

Biden: I zhgënjyer nga vendimi i OPEC+për të ulur prodhimin e naftës

Presidenti amerikan Joe Biden shprehu sot zhgënjimin e tij për vendimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të saj (OPEC+) për të ulur prodhimin e naftës, ndërsa theksoi se Uashingtoni po vlerëson alternativat e tij.

Pavarësisht vendimit të OPEC+ , presidenti amerikan theksoi se nuk është penduar për udhëtimin e tij të fundit në Arabinë Saudite, i cili, tha ai, u fokusua në çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme.

Trembëdhjetë vendet anëtare të OPEC-ut, të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe dhjetë aleatët e tyre (të udhëhequr nga Rusia), ranë dakord për uljen më të madhe të prodhimit të naftës që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19 në vitin 2020. Ky vendim pritet të rrisë çmimin e karburantit, pak përpara zgjedhjet afatmesme në SHBA, ku kontrolli i Kongresit është në rrezik.

” Ne po shikojmë se cilat alternativa mund të kemi ,” u tha Presidenti Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet për vendimin e OPEC +. “Ka shumë alternativa. Nuk kemi vendosur ende ”, shtoi ai.

I pyetur nëse i vinte keq për vizitën e tij në Arabinë Saudite , presidenti amerikan u përgjigj se udhëtimi nuk kishte të bënte me naftën.

“Udhëtimi kishte të bënte me Lindjen e Mesme dhe Izraelin dhe … racionalizimin e disa pozicioneve,” tha Biden. “Megjithatë, është një zhgënjim dhe tregon telashe”, shtoi presidenti amerikan, duke iu referuar vendimit të OPEC+.