Aplikacion
Biden tha se Uashingtoni vazhdon të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohje reciproke”, tha Biden .
Në urimin e tij për popullin e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, presidenti Biden tha Kosova në 14 vjetët e pavarësisë ka bërë përparim dhe është “shndërruar nga një demokraci e brishtë në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën”.
Biden tha se vitin e kaluar Kosova tregoi lidership në skenën ndërkombëtare.
“Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendësja përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli i Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, tha Biden.
Kosova po strehon përkohësisht afganët që kanë ikur nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e shtetit në gushtin e vitit të kaluar.
Ata, pasi të kalojnë proceset e verifikimit, do të vendosen në SHBA apo në ndonjë shtet tjetër të tretë./Euronews.al