Aplikacion
Beyonce ka bërë histori si gruaja e parë me ngjyrë që doli në vendin e parë në tabelën e Top Country Albums me “Act II: Cowboy Carter”, sipas Billboard.
Albumi i ri kryeson gjithashtu tabelën e Billboard 200 Albums, duke shënuar herën e tetë që Beyonce e bën këtë. Në shkurt, ajo gjithashtu bëri histori kur një nga këngët debutuese nga albumi, “Texas Hold ‘Em”, zuri vendin e parë në tabelën e këngëve Hot Country të Billboard.
Arritja vjen në një kohë kur ka pasur debate mbi faktin se vetë Beyonce nuk është një artiste e muzikës country. Ndërsa albumi i saj më i ri është sfidues i zhanrit, pasi ndërthur pop, country, R&B, Beyonce ka arritur të thyejë rekorde me një album që tashmë cilësohet si Country.
Beyonce u rrit në Hjuston, Teksas, që prej kohësh është njohur për muzikën country. Beyonce gjithashtu ka rrënjë familjare në jug të Amerikës.