Aplikacion
I pyetur nëse do të tentohet të hyhet në kryeministri, Sali Berisha u shpreh se skenarët janë të qarta dhe do të ndjek turmën e protestuesve nëse është e nevojshme.
A do tentohet të hyhet në Kryeministri?
“Kam një numër. Do jetë gjigante, masive. Por nuk merrni dot kurrë nga unë parashikime në % dhe numër. Skenarët e protestës janë të qarta. Është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha.” tha Sali Berisha.
Do udhëhiqeni nga protestuesit?
“Të gjitha opsionet janë të mundshme. Beteja vazhdon, nuk ka të ndalur” tha ish kryeministri./Zoom.al