Aplikacion
Nga Pogradeci, në një prononcim për gazetarët, i pyetur për këtë, Meta tha se nuk dëshiron të komentojë çështjet e brendshme të një partie politike,megjithatë këshilloi se të gjithë duhet ti përmbahen parimeve bazike të demokracisë.
“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet ti zhvillojnë debatet e tyre në mënyrë demokratike. Demokracia nuk është e vënë njëherë e përgjithmonë,ka ulje-ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të demokracisë,”tha ai.
Por çfarë mendon presidenti për akuzën e fortë të Sali Berishës se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës? “Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debate, do ti keni kohë ti gjykojmë pas 24 korrikut. Janë çështjet e tyre për mua ka rëndësi të gjithë të respektojnë kushtetutën dhe dinjitetin e çdo qytetari”.
I pyetur se a e ka parë ndonjëherë vendin me një opozitë kaq të dobët, Meta nuk heziton të përmendë skenarë. Sipas tij skenari në fjalë luhet prej shumë vitesh dhe ka si qëllimtë lërë vendin pa opozitë.
“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Një skenar që luhet prej shumë vitesh dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që nuk janë as në kontinentin ton, shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara,” tha Meta.
Gjithashtu, Meta deklaroi se në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë çështje që lidhet me të, duke marrë shkas që vendimi për shkarkimin e tij tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese.
“Jam i zhgënjyer për pyetjen tuaj, pasi nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pa shqetësuar, për sjelljet e të tjerëve. Pasi sjelljet e mia kanë qenë pro Kushtetutës. Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me BE. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese,” tha Meta.