zoom

Lajme

Bes Kallaku përlotet gjatë spektaklit live të “Ferma VIP”, shkak ishte fëmija e…

Gjatë spektaklit të “Ferma VIP”, aktori dhe këngëtari Bes Kallaku nuk i mbajti dot lotët, teksa shikonte takimit e Florit me të bijën.

Pas klipit, ku fermeri u surprizua nga vajza e tij, Besi është shprehur i përlotur:

“Kur ke fëmijën afër, të qesh shpirti”. Prej muajsh në media është publikuar ndarja e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezai dhe nisja e procesit të divorcit në Gjykatën e Tiranës, por që është rrëzuar për gabime proceduriale.

Bes Kallaku ka dy fëmijë me Xhensila Myrtezajn, Ajkën dhe Amenin. Para pak kohësh, ai konfirmoi edhe ndarjen nga këngëtarja dhe ka treguar se me vajzën është më i lidhur, pasi djali është ende i vogël.

Disa media kanë aluduar se kjo ndarje është e stitur, për shkak të aktivitetit të paligjshëm të pastrimit të parave me bizneset e tyre. /ZOOM.AL/