zoom

Lajme

Bes Kallaku harron Xhensilën, në lidhje të re dashurie? Ja si përgjigjet aktori…

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, prej disa ditësh po flitet për një romancë të re dashurie.

U tha se ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi. Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që bëri të dyshonte.

Megjithatë në një prononcim për “Anabel”, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai me pak fjalë.

Ndarja dhe procesi i divorcit të aktorit me këngëtaren Xhensila Myrtezai ka ndezur rrjetin prej muajsh, duke ngritur hipoteza dhe spekulime nga më të ndryshmet, deri edhe një lojë për pastrim parash, por që është mohuar kategorikisht nga palët.

Kohët e fundit çifti shfaqet në koncerte dhe evente, duke lëshuar mesazhe indirekte në tekste këngësh apo postime. Ata kanë dy fëmijë nga martesa e tyre e shkurtër, që Kallaku e ka pranuar publikisht te “Ferma VIP” gjatë një bisede javë më parë. /ZOOM.AL/