Aplikacion
Sipas kreut të PD-së, njëri prej pjesëtarëve të bandës së Elbasanit ka informuar me celular që “kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rënë dakord t’i kërkonin Taos”.
Berisha deklaroi se ky SMS iu është përcjellë Taulant Ballës dhe i dha afat seri në dhjetor.
“Taos i kanë kërkuar arrestimin e kundërshtareve të tyre. Tao iu përgjigj: A garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë të gjithë ata që doni në burg. Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë ju burgosim ata që doni ju. Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë”, deklaroi Berisha.
Berisha: Më datën 10/02.2020, “Target”, njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonon e tij PIN AM5P80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rënë dakord t’i kërkonin Taos.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kanë kërkuar arrestimin e kundërshtareve të tyre. Tao iu përgjigj: A garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë të gjithë ata që doni në burg. Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë ju burgosim ata që doni ju. Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
Me pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tao është Taulant Balla. Është një kriminel që ky është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat nëse këta vendosin në listë ata që duna të arrestohen. Në listë, me date 24-25 mars të 2021, sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Tao përcakton tenderat, vendimet e gjykatave.
Astrologjia e dashurisë për 2025-ën! Shënjat që do të krijojnë marrëdhënieve të forta