Aplikacion
Berisha shprehet se deputetët demokratë e kanë vendin tek elektorati i PD-së dhe se janë të mirëpritur.
“Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën”, shprehet Berisha.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
“Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë. Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.
Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën. Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur. Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.
Beteja e madhe është përpara. Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin. T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.
Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura. I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë”. /ZOOM.AL/