zoom

Aktualitet

Berisha sulmon Ballukun në Kuvend: Zgërdhihej kur nderohej Martini! Unazën e ndau për ta vjedhur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar zëvendës kryeministren Belinda Balluku në seancën e kësaj të henë.

Berisha tha se Balluku e ndau unazën e Tiranës me një gjatësi 13 km, në 14 kontrata me qëllimin për ta vjedhur.

“Nuk mund të mos e di qytetari se Lubi Loti e ndau unazën e Tiranës 13 km, në 14 kontrata”,tha ai, ndërsa shtroi se “Eureka, e gjeti si të vjedh më shumë. Rekord botëror, Guinness”.

Më tej kryedemokrati i kujtoi zëvendëskryeministres momentin kur qeshte në Kuvend, kur nga deputetët u kërkua të ngrihej në këmbë Kuvendi për të nderuar Martin Canin.

“Kjo zonjë, ku u kërkua të ngrihej në këmbë Kuvendi për të nderuar Martin Canin, rrinte dhe zgërdhihej prapa shpinës sime. Sot nuk duhet të kishit ardhur farë në Parlament. Ju po të kishit minimumin e ndërgjegjes në mbledhjet ne Grupit kishit vendo të mos dilnit më para shqiptarëve. Nuk mundet që qytetari të mos e dij se Tao Tao është bashkëpunëtor i ngushte i Bajrave, Rrahjave, me dokumente.”- tha Berisha.

Postime të lidhura