zoom

Politikë

Berisha: Shqipëria dhe Sri Lanka si dy pika uji, ja faktet që tregojnë se situata te ne është keq

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një krahasim të situatës në Shqipëri me atë në Sri Lanka, duke thënë se ngjajnë si dy pika uji.

Ndërsa krahasoi situatën politike të Shqipërisë me atë të Sri Lankës, ku po zhvillohen protesta masive për rrëzimin e qeverisë, pasi qytetarët janë të zhgënjyer nga menaxhimin i qeverisë për shtrenjtimin e çmimit të naftës.

Sali Berisha: Shqipëria dhe Sri Lanka ngjajnë si dy pika uji. Ajo që patë atje dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 190%. Shqipëria para një viti e kishte 81% sot e ka 107%. Në Sri Lankë paratë e vjedhura ishin futur nëpër valixhe të pallatit presidencial. Në Shqipëri paratë e vjedhura futen nëpër llogaritë e pensionistëve apo njerëzve të vdekur. Në Shqipëri u rritën çmimet më shumë se në Sri Lankë dhe kjo ka ardhur nga vjedhjet e qeverisë. Eurostat, ka faktuar se produktet e bulmetit në Shqipëri janë 7% më të shtrenjta krahasuar me vendet e BE ku qytetarët i kanë rrogat disa fish më të larta. Sirenat e alarmit po bien në çdofamilje shqiptare. Të gjithë po presin nga ne, çfarë përgjigjie do u japim.