Aplikacion
Rama e konsideron “humor të zi” situatën brenda PD-së, që sipas tij, as humoristët më të mëdhenj nuk do të shkruanin dot një histori të tillë.
“Nuk kam asnjë problem lidhur me çfarë ndodh në fushën e Partisë Demokratike. Di t’ju them që nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e gjithë këtij vendi që të shkruanin një pjesë më shumë se si PD mund të katandiset në një objekt keqardhje dhe humori të zi, është ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike”, deklaroi Kryeministri.
Këto deklarata Edi Rama i bëri pas mbledhjes që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve të PS në selinë rozë.