Aplikacion
Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me Komisionin e Rithemelimit të PD-së do të japë një deklaratë për mediat në selinë e PD-së.
Një lëvizje e tillë ka sjellë shtyrje të mëvonshme të deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, i cili kishte njoftuar dalje për shtyp.
Më herët, grupi mbështetës i PD-së shkoi në seli, ku u ndesh për të tretën ditë radhazi me derën e mbyllur.