zoom

Politikë

Berisha: Rama, kreu i mafies. Ka frikë nga kandidatët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarët e degëve të partisë në Tiranë dhe përfaqësuesit e FRPD-së.

Ai tha se opozita vjen në këtë fushatë me kandidatët me kredencialet më të mira se ccdo forcë tjetër.

“Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë drejtuesit e degëve, anëtarëve dhe simpatizantëve tanë për punën shumë të çmuar që kanë bërë dhe po bëjnë në këtë fushatë, e cila po elektrizon shoqërinë shqiptare.

Nga viti 1992, kjo është fushata e cila karakterizohet nga një optimizëm, nga një besim, nga një shpresë e madhe e qytetarëve shqiptarë, besim tek fitorja.

Ju, se jeni çdo ditë në terren, kudo që hedhni hapin, dëgjoni qytetarë, qytetare, të ju thonë se kemi frymë të shkëlqyer. Çfarë është kjo? Fryma e shkëlqyer është besimi në fitore, qytetarët e ndjenjë se fitorja po afron çdo ditë.

Në këtë kontekst, mund të themi se ka disa paralelizma me 1992. Do u duket e çuditshme, por paralelizma e parë janë kandidatët tanë. Ne kudo ku shkojmë, shkojmë me kandidatë të cilët nuk kanë asnjë hipotekë negative. Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale, qoftë qytetare, qoftë politike të shkëlqyera. Por në dallim nga 1992, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryetari apo kryesia e partisë, por janë kandidatë të caktuar nga anëtarësia. Në çdo lloj varianti këta kanë një epërsi morale të jashtëzakonshme krahasuar me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pa le me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim”, tha Berisha.

Berisha akuzoi Ramën se përfaqëson kreu i mafias në Shqipëri dhe se së shpejti do jetë në hetim edhe në Shqipëri për mëkatet e tij.

“Të marrësh kandidatët tanë dhe ti krahasosh me kandidatët e tyre, janë dy botë.

Kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës. Por të cilës nomenklaturë do thoni ju. Të nomenklaturës të shtetit mafioz, nomenklaturës së mafies. Një gazetar e pyeste kreun e skapit, i thoshte a ka në Shqipëri mafie të strukturuar. Kreu i skapit i përgjigjej nuk ka taman, se nuk kanë kryetar. Nuk guxonte të thoshte se këtu është shteti, mafia.

Në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera, atje ka Ndrangheta boss, ka Sacra Corona Unita, kurse këtu është Edi Rama, është qeveria. Është absolutisht ajo që shkruante Bild, shteti i mafias së drogës.

Dhe kandidatët e kësaj mafie janë kandidatët e vesit, janë kandidatë që kanë vjedhur me tendera, janë kandidatë të lidhur me një mijë fije me trafikantët, janë kandidatë të cilët u rëndojnë thasët me euro qytetarëve. U rëndojnë lidhjet me drogën, u rëndon fakti se për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Edi Ramës, u rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama.

Çdo kandidat e din, se i ka kohërat e numëruara. Se mëkatet e tij janë të pafundme, se është i vetmi kryeministër që është në hetim ndërkombëtar dhe së shpejti dhe kombëtar. Është i pashpresë, kjo është e vërteta”, tha Berisha.

Ai tha se Rama e nisi fushatën me nomenklaturën e mafias, pasi është kompleksuar nga kandidatët e opozitës.

“A e patë si e nisi fushatën sot? Me nomenklaturën. Kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë, deputetë, ministra dhe u mbante fjalim atyre. Më kujtoi një gjë që nuk ka shumë krahasim, por edhe të krahasueshme.

Vladimir Putin priti para 1 jave dy ambasadorët kryesorë të SHBA dhe BE-së dhe i kishte vendosur 70 metra në distancë nga frika. Edhe ky nga frika, qytetar asnjë, sikur fushatën e bënte vetëm për nomenklaturën dhe jo për qytetarin.

Pavarësisht se çfarë funksionesh ke, paranoja ka forma të njëjta. Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, u mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Ulsi Manjes dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo.

Pra, dy botë, njëra e shpresës e optimizmit, e kandidatëve të lirisë.

Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer që i është ofruar ndonjëherë qytetarëve të Tiranës. I ka kompleksuar në mënyrë të tmerrshme.

Ju e keni vënë re, se si janë mobilizuar, ose të fshehin fushatën e Belindit, takimet e tij të njerëzishme me qytetarët, programin e tij të shkëlqyer, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Kaq shumë merren me autobusin sa që janë të gatshëm të hyjnë dhe pasagjerë të tij.

I çmendi fare, i çmendi autobusi. A e keni vënë re dhe përtypin gënjeshtra. Pra Edi Rama nga një anë fushatë me nomenklaturën mëkatare, mëkatarët më të mëdhejn. Organizatë kriminale është qeveria e tij, e faktuar me djegësat, me shumë afera të tjera. Nga ana tjetër shohin epërsinë e tmerrshme të kandidatëve tanë, të Belindit në Tiranë, Bardh Spahisë në Shkodër, i cili 1 vit, por bashkia e Shkodrës është si me qenë bashki e një shteti tjetër krahasuar me bashkitë e tjera. Bashki e transparencën, bashki e përgjegjshmërisë, e qytetarëve.

Po kështu Luçiano Boçi, ju e parë Elbasanin si ishte, një frymë, një entuziazëm i paparë ndonjëherë.

Igli Cara. Dhe nëse e keni vënë re ju, kandidatët tanë në çdo studio televizive janë me një epërsi të pakrahasueshme. Po pse? Sepse thonë të vërteta dhe kanë sensin e qytetarit. Shkojnë aty jo si përfaqësues të nomenklaturës mafioze, por përfaqësues të qytetarëve. Këto janë të vërtetat.

Pra kemi një start që nuk e kemi patur që nga viti 1992”, tha Berisha.