zoom

Politikë

Berisha publikon foton: Rama, si veshka midis Vuçiç dhe Dodik

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në mbrëmje ndaj deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me projekt-rezolutën për Srebrenicën.

Teksa ka publikuar një foto nga darka e një dite më parë kur Rama pozon në krahë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kreut të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik, Berisha hedh poshtë pretendimet e Ramës për projekt-rezolutën.

Berisha thotë se draft-rezoluta është paraqitur konformë të gjitha afateve të nevojshme parlamentare.

Sipas tij mazhoranca e majtë me ndërgjegje të plotë vendosi të votojë kundër kërkesës si në Konferencën e Kryetarëve ashtu edhe në seancë plenare.

 

Reagimi i Berishës

 

Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:

Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.

Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.

Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.

Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine. sb