Aplikacion
“Drita jeshile” iu dha SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku me 6 vota pro, 5 prej të cilave të mazhoranës dhe 1 e deputetit të PD-së Enkeled Alibeaj.
Relacioni është hartuar ditën e sotme nga Klotilda Bushka dhe është depozituar në Kuvend.
Me votimin në Kuvend të kërkesë së SPAK i hapet rruga arrestimit të Sali Berishës duke iu hequr imuniteti i deputetit.
Ndërkohë nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha është paralajmëruar protestë para Kuvendit të Shqipërisë.
Protesta do të nisë në orën 09:00 para Parlamentit dhe s’dihen ende skenarët e përgatitur nga opozita.
Megjithatë Berisha ka paralajmëruar se beteja e tij është pa kthim dhe se do të ngrejë një sërë padish ndaj SPAK, duke u shprehur se prokurorët marrin urdhra nga Rama.