zoom

Politikë

Berisha për masën e GJKKO: Vendim dhe trakt i marrë në zyrën e Ramës!

Ish-kryeministri bëri një tjetër dalje sot për mediat, pas vendimit të djeshëm të GJKKO, që rrëzoi kërkesat e avokatëve të tij për dosjen “Partizani” dhe masat e dhëna më parë.

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për lënien në fuqi të masës së sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe detyrim paraqitje. Berisha thotë se kjo shkresë është bërë nga Edi Rama dhe se është në kundërshtim me ligjin, sepse edhe mosdalja jashtë shtetit quhet ndalim dhe kërkohet leje në Kuvend për ta vendosur.

“Dje Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit masa e detyrimit dhe ndalimit të dhëna ndaj Berishës, nuk përbëjnë heqje lirie por kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit. Kjo shkresë është bërë në Tiranën e Edi Bastardit, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit”, tha ai. /ZOOM.AL/