zoom

Politikë

Berisha paralajmëron se do të shkrijë SPAK: Institucion për t’u shuar me çdo kusht

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se do të shkrijë SPAK-un, duke u shprehur se është një institucion që nuk duhet të ekzistojë dhe për t’u shuar me çdo kusht.

Ish-kryeministri deklaroi jashtë godinës së SPAK se të njëjtin fat e bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat.

Si theksoi se ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë telefonat e gjykatësve, duke shtuar se nuk ka ndodhur as në diktaturën e Enver Hoxhës.

“Të njëjtin fat e bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur.

Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq”, tha Berisha.

Postime të lidhura