zoom

Lajme

Berisha nxjerr mesazhet para SPAK:Balla ka kërcënuar të shkrijë komisariatet që s’mbështesin krimin

Gjatë fjalimit të tij para SPAK, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit Taulant Balla, për të cilin ka deklaruar se del në përgjime të disa bandave kriminale.

Taulant Balla ishte për t’u arrestuar 4 muaj më parë”, – deklaroi kryedemokrati, ku lexoi përgjime të tjera nga dosja për ministrin e Marrëdhënieve me Parlamentin.

Berisha tha se në përgjimet e zbardhura, Balla ka paralajmëruar për të shkrirë një komisariat policie.

“Kam sjellë dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara. Me datë 13.4.2020 target informon përdoruesin me pin …” se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do dëbojë të gjithë ata të lidhurit me Boerët”- lexoi Berisha para gazetarëve.

Ndërsa deklaroi se arrestimi i Ballës pritej që para 4 muajve, por kryeministri Edi Rama ndërhyri për ta mbrojtur.

“Pasi mori përsipër arrestimin e prokurorëve dhe gjykatësve . merr përsipër të pastrojë komisariatin ose nga policët e ndershëm që luftojnë krimin, ose ushtarë të palës tjetër. Pra ka thënë se do të dëbojë të gjithë Boerët që mund të kenë qenë banda rivale ose policë të ndershëm që nuk zbatojnë urdhrat e bandave, por luftojnë krimin. Për këtë unë akuzoj këta anëtarë të SPAK-ut që flejnë mbi dosjet e krimit. E vërteta është se 4 muaj më parë Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, por u mbrojt nga Edi Rama dhe vazhdon shëtit si simbol i krimit”- shtoi kreu i PD.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama i ka kërkuar llogari kreut të SPAK, Altin Dumani për rrjedhje informacioni të hetimeve pas deklaratave të Berishës para gazetarëve, ku lexon dosje të përgjimeve.

Postime të lidhura