zoom

Politikë

Berisha: Në oborrin që prita Bushin, Rama vendos një instalacion druri 4 mln eurosh

Kryetari i PD Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe famijarë në lidhje me konsumin.

Gjatë fjalës së tij ai denoncoi abuzimet massive që po zhvillon qeveria, ndërsa qytetarët nuk kanë para për të plotësuar nevojat bazë.

Në këtë aspekt ai solli si shembull se kryeministri Edi Rama do të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për të vendosur në oborrin e kryeministrisë një instalacion druri.

“Pak metra larg nga këtu është një oborr i vogël në kryeministri. Në atë oborr unë kam pritur njeriun më të fuqishëm të planetit, Xhorxh Ë. Bush. Ai oborr është shumë i përshtatshëm. U zhvillua një nga ceremonitë më të mëdha. Në atë oborr sot Edi Rama do të instalojë një instilacion druri, 4 mln euro.

Këta janë të shkëputur, kanë urrejtje ndaj qytetarëve. Më vjen keq që po flas këtu, por po ua them ju. Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello. Ishte fare në rregull dhe atë makinë unë mora kur u bëra kryeministër. Këta nuk dinë ç’bëjnë.

4 mln euro instalacion druri. Ky është një nga rastet sepse seria është shumë e madhe, sepse drejtësia nuk funksionon”, tha Berisha.