zoom

Aktualitet

Berisha mëson “live” arrestimin e Metës, ja për çfarë akuzohet kreu i Partisë së Lirisë

Ish-kryeministri Sali Berisha mësoi “live” arrestimin e Ilir Metës, që e kishte aleat në politikë.

Berisha ndodhej në konferencë me gazetarët kur mësoi se Meta është vënë në pranga, akt që e konsideroi persekutim politik për të.

“Çdo gjë ndaj tij është politike.
Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.
Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.
Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.
Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.
E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?
Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Sali Berisha.

Ndaj Metës rëndojnë akuzat për korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Ilir Meta u prangos kur po shkonte në selinë e Partisë së Lirisë me makinë sepse në orën 13:40 kishte planifikuar dalje për mediat.