Aplikacion
Berisha: Mblidhemi pas një vere shumë të nxehtë, e cila vazhdon me temperature të larta në shpirtin dhe mendjen e qytetarëve shqiptarë. Sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë më e pa përmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Institucionet e shtetit të mafies janë shndërruar në serra që përgatisin hajdutë zyrtarë. E vërteta është që në qindra e qindra firma, që në këtë administratë hidhen mbi dokumente është e pamundur të gjesh qoftë dhe një që është në përputhje me ligjin dhe transparencën.
Sipas Berishës kjo ndodh sipas një ligji të njohur, “kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në sistem.”
Për ish-kryeministrin, asnjë mekanizëm zyrtar, asnjë ligj dhe institucion nuk mund ta ndalojë më makinerinë e vjedhjes. Vjedhja e pronës publike, në gjykimin e tij, kulmon me aferat gjigante të Portit të Durrësit dhe Parkut të Butrintit.
Berisha: Vjedhja e qytetarëve me çmime të prokurimeve publike bëhet gjithnjë e më e madhe. Edi Rama po e trajton sot Shqipërinë si çifligun e tij. A mundet kur një njeri që për hobin e tij dhe për hobin e xhepave të vendosë 4 milion euro në oborrin e kryeministrisë pa asnjë lloj funksioni përveç vjedhjes dhe kënaqësisë që mund të veprojë si të dojë me këtë popull. Me 4 milion euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standardit më të mirë evropian.
Berisha u ndal edhe te energjia elektrike. Ai u shpreh se vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë.
Berisha: Rama po përgatit katastrofën e tmerrshme energjitike në vend. Do të sjellim errësirën në mënyrë që të justifikojmë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi, të cilët shpenzojnë 520 mijë euro naftë dhe kanë qiranë ditore 92 mijë euro. Në dy vite 760 mijë euro.
“Po vlon Tirana, po zien Shqipëria”, shtoi kryeministrit, sepse sipas tij shqiptarët po vidhen çdo ditë me çmimet e mallrave që blenë në dyqane