zoom

Politikë

Berisha: Llahtaria që tha Ahmetaj mund të lidhet me vrasje, murosje e zhdukje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajn mund të lidhen me vrasje e zhdukje.

Lideri demokrat u shpreh se llahtaria që njoftoi Ahmetaj lidhet me diçka shumë te keqe që ne nuk dimë.

Ai theksoi se mund të lidhet me firma të vendosura në dokumente me revole pas koke.

Deklarata e Berishës:

Po çfarë do të na llahtariste ne po ta mësonim pasi zëvendësi i Edi Ramës nuk na e tregoi. Ne nuk llahtarisemi sepse e kemi të faktuar sepse Edi Rama për vjedhjen e shekullit me firmën e tij ka ndryshuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve nga landfill në djegësa.

Ne nuk llahtarisemi sepse e dimë se Edi Rama ka urdhëruar firmosjen brenda 1 orë të 17 dokumenteve të vjedhjes së shekullit. Ne nuk llahtarisemi sepse e dimë se është Edi Rama që ka firmosur negociatat e ndaluara me ligj, të mbyllura.

Se është ai që me firmën e tij i ka dhënë 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte mbi tokë, defakto kompanisë së tij. Të gjitha këto akte të rënda kriminale, ne i dinim para intervistës së Arben Ahmetaj.

Por llahtaria që njoftoi Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë te keqe që ne nuk dimë. Ajo mund të lidhet me vrasje, murosje, apo zhdukje që ne nuk dimë asgjë. Ajo mund të lidhet me firma të vendosura në dokumente me revole pas koke që ne nuk dimë asgjë.

Ajo mund të lidhet me kontot bankare të mbi 100 milionë euro të Ramës dhe Veliajt që ai i ka zbuluar.