zoom

Politikë

Berisha: Kim kaloi nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në 31-vjetorin e Partisë Demokratike në Patos. Gjatë fjalës së tij Berisha i ka dërguar sërish “mesazhe” ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, duke e konsideruar sekretare ideologjike të PS dhe zëdhënësve të kreut të PD Lulzim Basha.

Berisha i bëri thirrje ambasadores amerikane mos të inkurajojë prokurimet direkte në vend, ndërsa thotë se nëse është e i interesuar për luftën ndaj korrupsionit të insistojë në tendera të hapur.

“Kam hapur një padi për shpifje dhe ju garantoj se edhe sikur 100 vite të rrëmojnë nuk do gjejnë kurrë një fakt të vetëm. Kjo përbën një motiv të fuqishëm për mua për të vazhduar betejën pa u përkulur. Në një intervistë zonja Yuri Kim kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lulzim bravës, po  mburrej me investimet gjatë kohës së saj. 2 fjalë do i them. Ne këtu jemi më pro amerikan më shumë se të gjithë të tjerët. Zonjë mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend. Se pavarësisht nga vendi nga ato vijnë, për definicion prokurimet direkte janë korruptive. Nëse jeni i interesuar për luftën ndaj korrupsionin insistoni në tendera të hapur. Termocentrali ka kushtuar 115 mln euro, a e kuptoni se çfarë po bëhet?! Imun ndaj korrupsionit nuk është askush, nuk mjafton shtetësia, janë procedurat, transparenca dhe zbatimi i ligjit garanci për mos përhapjen e korrupsionit. Të gjitha janë rezultat i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha mes të tjerash.

Postime të lidhura