zoom

Politikë

Berisha sulmon sërish Yuri Kim: O ka qenë anëtare e grupeve leniniste, o është këshilluar keq

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratat e bëra nga ambasadorja Yuri Kim e cila pak kohë më parë përdori thënien që “demokratët të mos hanë bar”. Në emisionin “Dekalog” në RTSH 24, Berisha tha se, ndonëse ai i kërkoi ambasadores që t’u kërkonte falje shqiptarëve, ajo nuk e bëri.

“Përgjigjen që unë i dhashë asaj për barin mund ta plotësoj. Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do tu nënshtrohemi. Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar.

Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike”, tha ish-kryeministri.

Postime të lidhura