zoom

Politikë

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja, merret vendimi

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja ku do jepet vendimi për zëvendësimin e masës ndaj tij.

Gjyqtari i gatshëm ka rrëzuar kërkesën që u paraqit nga avokatët e liderit demokrat.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës,”- thuhet në vendim.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot pritet të marrë vendimin për kërkesën e SPAK-ut, qe ka kërkuar arrest shtepie per Berishen.

Kërkesa e SPAK-ut mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”./ Zoom.al