zoom

Politikë

Berisha: Ja pse Edi Rama është agjent influent i Vladimir Putinit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar edhe më tej në akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij e gjithë skandali me ish-drejtuesin e FBI-së tregon se Rama është një agjent i Vladimir Putinit.

Sipas Berishës nga e gjithë kjo aferë ku është përfshirë edhe Rama, përfituesja më e madhe është Rusia.

 

Berisha:

 

Unë i kam ndjekur debatet, analizat për këtë çështje.

Dje, sot dhe gjithnjë do them se Edi Rama në këtë aferë është sjellë absolutisht si agjent i Putinit.

Se përfituesi më i madh nga kjo aferë është Rusia.

Pse them se është sjellë si agjent influent? Unë konstatova se pata reagime nga analistë.

Unë u kërkoj këtyre analistëve që të hapin dhe të lexojnë se çfarë është agjenti influent.

Agjenci influent është person që ka një status, në përkufizimin e fjalorëve politikë, dhe e përdor pozicionin e tij për të influencuar publikun në qëndrime, drejtime dhe politika të caktuar siç i intereson një fuqie tjetër.

Agjentët influentë janë tre kategori.

Agjenti që ka një status dhe ka firmosur dhe atij i vijnë udhëzimet përmes agjentit tjetër. Nuk e di, megjithëse ka shumë gjëra të errëta, qoftë në trashëgimi familjare, qoftë në drurin familjar, nuk e di.

Kategoria e dytë e agjentit influent janë ata që veprojnë me ndërgjegje, pa firmë dhe janë njëlloj me të parët. U them atyre që reaguan se do gjeni prej tyre që kanë shkuar edhe në gijotinë për veprimin e tyre pa firmë, por kanë mbrojtur edhe njëlloj sikur të ishin nazistë apo stalinistë, kauzat e gabuara. Këta quhen agjentë influentë.

Kategoria e tretë e agjentëve influentë janë idiotët e dobishëm. Idioti i dobishëm është spontan, është sporadik. Bën deklarata dhe shfrytëzohet deklarata e tij dhe pastaj është një copë asgjë.

Të më thotë kush se a ka deklaratë më të dobishme për Putinin se deklarata e Edi Ramës: mos i bini në qafë Serbisë, për të respektuar sanksionet? Me fjalë të tjera, lëreni të mbetet prapavijë e Rusisë. Është e qartë si drita e diellit se kujt i intereson kjo deklaratë. Asnjë lider evropian, përveç tij nuk e bën. Këtu Deripaska është strategjik.

Së dyti, kujt i intereson deklarata e Edi Rama në Davos se e ndaluat mallin e pistë rus, dhe morën nga të tjerët, më keq se rusët. Po kush është sot më keq se rusët, që agreson dhe bën kasaphanë në një popull? Kujt i intereson kjo? Pse, nuk e di Europa? Në vend të duartrokitet Gjermania, që e zeroi importin rus, Edi Rama u thotë se e latë mallin e pistë, për të marrë mall më të pistë.

A nuk është kjo një shprehje me kuptim politik totalisht në mbrojtje të Putinit.