Aplikacion
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Edi Rama është kryeministri më anti-njerëzor që ka njohur historia shqiptare.
Ish-presidenti tha se Rama ndodhet në pushtet falë abuzimeve me pushtetin dhe patronazhistët. Ai tha se qëllimi i “Foltores” është rithimelimi i PD dhe kthimi te vota e lirë
“Në emrin tuaj do ti them: Edvin ndiqe këtë foltore. Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, punë burrash dhe grash të mira dhe jo punë pengjesh.
Sot ne mblidhemi, në këtë foltore për të diskutuar së bashku, për të vendosur së bashku që t’i rikthejmë PD shpirtin e saj të lirisë votën. I rikthejmë asaj fitoren e Anteut, t’i rikthejmë demokratëve dhe demokrateve dinjitetin që ata sakrifikuan aq shumë për betejën për përmbysjen e komunizmit.
Ne mblidhemi në momente kritike për vendin, në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite, me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë në Rajon, duke shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të planetit. Që nga koha e Enver Hoxhës deri më sot, shqiptarët s’kanë pasur një kryeministër anti-njerëzor si Edi Rama. Megjithatë ky zotëri nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë, me shumicën e tij ai refuzoi të votojë në parlament rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, sepse e urdhëronte padroni i tij Aleksandër Vuçiç. Dua t’i çoj një mesazh Sllobananit të ri se do të njihet gjenocide serb ndaj shqiptarë nga vitet 70 deri në 1999. Nëse ne do të ngremë zërin fuqishëm, ne e bëjmë këtë si kusht it ë gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe. Edi Rama në këto 8 vite, në vend që të ndjekë nismën e Berlninit të cilën e udhëheq Gjermania, ndiqni nismën e Beogradit, të cilën e udhëheq padroni i tij Vuçiç. Mandatin se gëzon dot ti, sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin Edvin, sepse ke përdorur patronazhistët. Ne si PD jemi në një situatë të vështirë, por jemi në një situatë ringjalljeje të fuqishme.
Vijmë në një kohë që ish-kryetari deklaroi masakrën elektorale, por u mor me karrigen e tij dhe harroi çdo gjë për votën. Kjo betejë është betejë për dinjitetin tonë, por sovranitetin e kësaj partie, kur një forcë politike nuk fiton besimin e atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj, nëse nuk sillen e veprojnë si forcë sovrane, nëse vullnetin ia diktojnë të tjerë dhe jo Ju. Ramës i përgjigjem nga Kukësi: ‘Njerëz të mirë, djem e burra e vajza të mirë, që e doni këtë vend, të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka pasur Shqipëria që nga Enver Hoxha e deri më sot. Qëllimi ynë është të bashkojmë vlerat, besimet, guximin, të bashkojmë më të mirët me më të mirët që jemi dhe kemi, për Shqipërinë që duam dhe të rivendosim demokracinë në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur në Tiranë një kryeministër që të urreje me të gjithë qenien e tij siç është sot Edi Rama. Ai është një përçarës kombëtar që ka në histori analog vetëm Enver Hoxhën.
Foltorja është shndërruar falë shpirtit tuaj, virtyteve tuaja, në një gjenerator të fuqishëm shprese, besimi për shqiptarët. Çfarë synojmë ne me këtë? Ne synojmë të bashkohemi, të gjithë ata që besojnë te vota e lirë, besojnë se njerëzit e lirë duhet të vendosin vetë, besojnë se ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj, besoj se nuk duhet të mashtrojnë nga pazarexhinjtë. Foltorja jonë nuk synon kurrë, izolimin, nuk synon cënimin e miqsive, ata që i bëjnë këto cilësime, ata janë njerëz të vegjël, shpirtzinj. Kjo parti, dhe ish-kryetari i saj, ka vendosur marrëdhëniet miqësore më të ngushta me SHBA, me vendet e BE. Kam nder dhe kënaqësi, të them që kam takuar dhe kam pritur, apo jam pritur nga 5 president të SHBA, përfshirë dhe Joe Biden kur ishte zv. President.
3 gjëra dua t’ju them. Kurrë ndonjë herë në histori nuk është shpallur non grata një njeri që ka 8 vite që është larguar nga roli udhëheqës. Kurrë nuk është shpallur non grata një njeri që s’është përballur apo akuzuar kurrë nga një gjykatë, si brenda dhe jashtë vendit. Kurrë nuk është shpallur non grata një njeri tre javë pasi forca e tij politike ka humbur zgjedhjet, megjithatë unë iu drejtova gjykatës, e mbajta çështje personale, kurse kërkesën për të mos u future në parlament se pranova kurrë. Ditën që u shpalla ‘non grata’ thash me vete çfarë kam bërë dhe i rikujtova të gjitha gjërat. Edhe thash që do të rikthehem për të mbrojtur interesat e shqiptarëve”, tha Berisha.