Aplikacion
Sipas Berishës, Bashkia ka dhënë tre herë tender për një ujësjellës me vlerë 10 milionë euro për disa fshatra, por ujë nuk ka.
“Doktor, Bashkia e Matit ka tenderuar 3 herë ndërtimin e ujësjellësit për fshatrat e Njësisë Administrative Derjan dhe Rukaj dhe nuk është shtruar asnjë metër tub, asnjë pikë ujë nuk ka shkuar te banorët, ndërkohë paratë nuk dihet ku kanë përfunduar! Banoret vazhdojnë të mbushin ujë me gomar. Janë afro 10 milionë euro të kontraktuara, edhe pse asnjë banor i vetëm nuk është furnizuar me ujë!”, shkruan ndër të tjera Berisha.