zoom

Lajme

Berisha denoncon: Çdo banor e turist e ka paguar 12 mijë euro tunelin e Llogarasë! Afera më e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me hapjen e tunelit të Llogarasë, duke vënë në dukje koston marramendëse në buxhet dhe xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh se ky tunel është vepra e dytë më e madhe korruptive pas djegësave. Berisha shtoi se kjo vepër u ka kushtuar çdo turisti apo banori të zonës rreth 12 mijë euro.

Deklarata e plotë:

“Tuneli i Llogarasë vepra e dytë më e madhe korruptive pas djegësave, ka kushtuar 12 mijë euro për çdo turist apo banor që jeton në atë zonë

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA:

Të dashur, qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj. Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri.

Tuneli i Llogarasë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 mln euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistik, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit.

Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistik në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar, 22500 euro. Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12 mijë euro.

Rikujtoj këtu se në tunelin e Kalimashit se në tunelin e Kalimashit kaluan vjet, 4.4 mln udhëtarë. Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 mln euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet, zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedonin e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 mln banorë.

Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12000 euro për banorë që është tuneli i Llogarasë. Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë, i cili tejkalon çdo lloj standardi të pranueshëm në rrafshin ekonomik dhe e bën atë një megaaferë korruptive Rama-Balluku, sa një mal.

Sot natyrisht kjo megaaferë e dyta më e madhja, pa aferës së djegësave, mbyllet, amnistohet nga Zamani dhe Skapi i partisë. Garantoj shqiptarët se drejtësia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit. Faleminderit!”. /ZOOM.AL/