Aplikacion
Duke postuar një mesazh të dërguar nga një qytetar, Berisha shprehet se dy motrat Bici bëjnë kërdinë në Kadastër, duke emëruar në pozicione pune persona që janë shkarkuar nga ministri i Drejtësisë dhe që më pas shfrytëzohen si sekserrë.
Denoncuesi sjell rastin e një punonjës me emrin Julian Preni, i cili sipas mesazhit, shërbente si sekser i Dallëndyshe Bicit dhe falë kësaj, ka arritur të ndërtojë një resort luksoz në Golem.
Dallëndyshe Bici me të motrën bëjnë kërdinë!!
Juliani i arrestuar para pak ditësh ishte sekser gjobëvënës kryesor për llogari të Dallandyshes.
Por vet ai nuk mbetej xhep bosh.
Ai ndërtoi në Golem hotelin luksoz ‘Henry’.
Elona emëron në Kadastër të gjithë personat e shkarkuar për korrupsion që punonin në Kthimin e Pronave! Laj e thaj vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Përshëndetje,
Uroj të jeni mirë.
Desha t’ju jap një informacion,
Personi qe është arrestuar mbrëmë nga SPAK për mos prishjen e hotelit në Sarandë Inspektori i IKMT Qendrore Julian Preni, është sekseri personal i Dallandyshe Bicit,
Juliani ishte sekseri i Dallandyshes dhe ishte i vetmi inspektor qe menaxhonte Jugun me mbështetje te Dallëndyshes.
Juliani ka një hotel në Golem me motrën e Dallandyshes me Elonën. E cila aktualisht është nën hetim të Spak, Elona po bën emërimet tek Kadastra.
Hoteli quhet: Henry 2019 në Kavajë.
Të gjithë që ka shkarkuar ministri i Drejtësisë për korrupsion nga Kthimi Pronave janë emëruar nga Elona në Kadastër.
Pra të lutem janë dy momemte: Del urdhër prishje për hotelin në 2020 kur IKMT e drejtonte Dallandyshja dhe mbasi Juliani merr lekët, hoteli nuk prishet. Ky është fakti i parë.
Sepse një inspektor task force nuk kishte fuqi të anulonte urdhrin e prishjes së Kryeinspektores.
Juliani ishte sekseri personal i Dallandyshes. Kudo shkonte Juliani dhe mblidhte lekët pastaj ja çonte Dallandyshes dhe pastaj investuan duke hapur dhe një hotel.
Së dyti, si mundet nje inspektor i një Agjencie Shtetërore siç ishte Juliani me 60 mijë lekë të reja rrogë në muaj të hapë një hotel, një resort luksoz.
Dhe tjetra, çfarë ndryshimi dhe zhvillimi do ketë Kadastra kur të gjithë punonjësit që u shkarkuan nga Drejtoria e Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave janë emëruar në Kadastër në poste kyçe. Kjo ndodh pasi Elona ka punuar tek Agjencia e Pronave dhe sekserët që ka pasur atje i ka çuar tek motra e saj në Kadastër dhe i menaxhon Elona.
Elona shkon përditë tek Kadastra dhe rri te zyra e Dallandyshes dhe drejton dhe ndan punët.
Bashkë me Julianin duhej arrestuar dhe Dallandyshja.
Faleminderit.