Aplikacion
Duke folur në foltoren e Kuvendit, Berisha deklaroi se qeveria ka lidhur një marrëveshje me Italinë, duke i marrë ryshfet, në këmbim të premtimit se do të votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. Berisha e cilësoi këtë akt të turpshëm, ndërsa shtoi se premtimi është dhënë me shkrim. Ai cilësoi si përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se të gjithë ata që nuk i denoncojnë janë bashkëpunëtorë të tij.
Ish-kryeministri paralajmëroi se pas protestës së 12 nëntorit para kryeministrisë, protesta e radhës do të jetë para Kuvendit.
“Na thoni pak për rrugën Qafë Plloç-Qukës? Që u del mosbashkimi me metra të tëra, se vidhni dhe vetëm vidhni. E dini ç’kanë bërë së fundmi? Një akt të turpshëm që s’e bën asnjë shtet. I kanë premtuar Italisë me shkrim zonjëza se do të votojnë për ekspozitën botërore në 2030. Shkon dhe i merr ryshfetin tjetrit dhe i tërheq mbështetjen. Ca fytyrë keni ju si qeveri? E kam burim të sigurt! Histori turpi. Ia keni dhënë me shkrim. Kënaqeni me ryshfetin në xhep, ju e turpëroni këtë vend, ndaj dhe shqiptarët ikin se e shofin që e keni bërë një vend të pavlerë, ndërsa për vete jetoni si Sulltan. Data 12 po afron dhe po vazhduat kështu protesta tjetër do të jetë para Kuvendit. Prandaj ia mbath ai, ikën se i numërohen vjedhjet, por dhe ju jeni bashkëvjedhës nëse nuk i denonconi këtu”, deklaroi Berisha.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë