zoom

Aktualitet

Bëri ndërhyrje në zemër, vdes në spital foshnja 9 ditëshe! Prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT

Një foshnjë 9-ditëshe ka ndërruar jetë në QSUT pas një ndërhyrjeje në zemër.

Prindërit e djalit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico, si edhe atë të maternitetit Eliona Demaliaj, për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër.

Sipas babait, në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura. Ai ka treguar se i biri i porsalindur kishte transpozicion të enëve të zemrës dhe duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale.

Por pretendoi se spitali nuk kishte as sallë operimi për fëmijë dhe as specialistë, madje shtoi se mungonte ilaçi që mund të trajtohej fëmija si në QSUT ashtu edhe në maternitet.

Foshnja, sipas babit, ka ndërruar jetë në spital në datën 25 gusht.

“Në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura. Djali kishte transpozicion të enëve të zemrës dhe duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Nuk kishte as sallë operimi për fëmijë, as specialistë.

Ilaçi që mund të trajtohej përkohësisht mungonte si në QSUT ashtu edhe në maternitet. Ndërhyrja djalit iu bë në repartin e kardiologjisë. Operacioni zgjati 5 orë dhe doli me sukses dhe mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej. Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura dhe kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Djali ndërroi jetë në orën 05:00 të 25 gushtit”, shprehet babai i foshnjës.