Aplikacion
Ish-zyrtari i lartë socialist u pa tepër nervoz dhe i pakënaqur nga SPAK dhe GJKKO.
Avokatët e ish-ministrit Beqaj kanë kërkuar prej dy muajsh që Prokuroria t’i vërë në dispozicion dosjen hetimore në ngarkim të tij, por që ende nuk ka arritur që ta marrë.
Në lidhje me këtë, Beqaj, në daljen për mediat deklaroi:
“SPAK po krijon pengesë artficiale. Do të dëshiroja që gjyqtari Bani të veprojë me drejtësi”.
Masa e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj u caktua në nëntor 2023.
Hetimi nga SPAK ka të bëjë me shkeljet që Beqaj dyshohet se ka kryer në koncesionin e Sterilizimit, me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj, që ndodhet tashmë i arrestuar së bashku me ish-zv ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. /ZOOM.AL/
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara