zoom

Të gjitha

Beniada Nishani i zbulon “sekretin” Megi Pojanit / “Mesa duket modelja nuk do i ketë mirë punët” !

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë tashmë në qendër të vëmendjes. Dyshja po përfliten për një lidhje dashurie por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë konfirmim.

Së fundmi, Beniada Nishani i ka nxjerrë sekretin Megit gjatë “Procesit Sportiv”. Edi Manushi e ka ngacmuar paksa Beniadën, duke e pyetur për lajmin që po përflitet gjithandej për Megin.

Biseda:

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Beniada: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Beniada: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

Beniada njihet për spontanitetin dhe sensin e humorit që ka. Madje, para pak ditësh, ajo zbuloi dhe një zënkë që ka patur me fqinjen, të cilën e tha me nota humori.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart. Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze.“– tha ajo./L.K

/Zoom.al