Ben Affleck e kaloi Ditën e Baballarëve me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, ndërsa gruaja e tij aktuale Jennifer Lopezi bëri një dedikim emocionues në rrjetet sociale.

Madje e quajti ‘hero’ mes thashethemeve për divorc. Ylli 51-vjeçar i Pearl Harbor u pa teksa mbërriti në portën e vilës së ish-bashkëshortes së tij.

Fansat vunë re një detaj mjaft të sikletshëm rreth postimit, Jennifer përdori një imazh të Benit të marrë në xhirimet e Pearl Harbor, filmi i vitit 2002 ku ai u takua për herë të parë me Garnerin. Ndërkohë, Affleck dhe Lopez, të cilët u martuan në 2022, kanë qenë në qendër të thashethemeve për divorc së fundmi.

Kjo vjen pasi një mik i saj tha për mediat britanike se Lopez ka ‘hequr dorë’ duke u përpjekur të bëjë që martesa e saj me Affleck të funksionojë.

Mes thashethemeve të furishme për statusin e martesës së çiftit, një burim i brendshëm i industrisë tani ka pohuar se ylli i popit nuk mendon më se mund të bëjë më “më shumë” për të shpëtuar lidhjen.