zoom

Lajme

Bellingam e priti shumë keq fundin, s’donte të ishte as në ceremoni: Të humbësh kështu është mizore

Nervat nuk e mbajtën aspak kur gjyqtari francez Letexier i ra bilbilit përfundimtar dhe spanjollët me tifozërinë e tyre nisën festën e trofeut të EURO 2024.

“Një humbës i keq” e cilësoi media iberike sjelljen e Jude Bellingam, që i zhgënjyer fillimisht goditi me shkelm ngrirësen e ujit dhe më pas u largua për të mos qenë në ceremoninë e medaljeve, teksa vetëm, ndërhyrja e autoriteteve ui ndërroi mendjen.

Spanja triumfoi 2-1 në finalen e së djelës përballë Anglisë. Një festë e jashtëzakonshme për “La Roja” që me plotë meritë, pasi fituan 7 ndeshje nga 7, arritën të fitonin titullin e 4-ët në histori. Ndërkohë zhgënjim edhe për futbollistin e Real Madrid, Jude Bellingam, i cili luajti një finale shumë të mire, duke qenë një prej futbollistëve më të dalluar në rradhët e kombëtares së “Tre Luanëve”.

Pasi “i ranë nervat”, në reagim për mediat ai u shpreh:

“Të humbasësh në këtë mënyrë është mizore, luajtëm shumë mire sidomos gjatë fraksionit të dytë të lojës, por pësuam një gol në momentin tone më të mire të ndeshjes. Nuk kishim fat, nuk e meritonim këtë zhgënjim”. /ZOOM.AL/