Aplikacion
Teksa ka inspektuar punimet në këtë tunel, Balluku tha se aktualisht po punohet për detajet e fundit, pak ditë para hapjes së tij.
Po ashtu Balluku ka thënë se në tunel do të mund të qarkullojnë të gjitha kategoritë e automjeteve.
“Nga tuneli i Murrizit. Me të gjithë konglomeratin e shkruar. Këtu jemi në metrat e fundit, ku bëhen lidhjet elektromekanike, ku bëhen lidhjet përsa i përket ndriçimit dhe pjesëve të tjera. Jemi në të dalë të tunelit në drejtim të Dibrës. Një punë e jashtëzakonshme ka përfunduar, por në 14 mars do të kemi të gjithë mundësinë që të festojmë së bashku. Do të hapim edhe rrugën e Arbrit, që do të shënojë rritje ekonomike për gjithë Veriun”, tha mes të tjerash Balluku.