zoom

Aktualitet

Bela e detyron Veliajn të ndryshojë 5 herë postimin

Emri i një koteleje e detyroi kryebashkiakun Erion Veliaj të ndryshojë 5 herë një postim në rrjetet sociale.

Macja, që kishte rënë në një pus të thellë dhe po shpëtohej nga ekipi i zjarrfikëses, quhej Bela, njësoj siç njihet dhe thirret ndryshe Belinda Balluku, numri dy i qeverisë.

Fillimisht, Veliaj e ka postuar videon me mbishkrimin “Po ç’bën moj Bela!”

Por më vonë, ai është penduar dhe e ka ndryshuar disa herë postimin, ndoshta për të shmangur keqkuptimet politike me Belinda Ballukun.

Në vend të “Ç’bën moj Bela!”, Veliaj ka shkruar “Ç’bën moj kotele! Falë kolegëve të zjarrfikëses, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë ‘Shkollës së Kuqe’ është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë.”