zoom

Politikë

Begaj dekreton Gonxhen si ministrin e ri të Ekonomisë dhe Kulturës. Ikën Margariti

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, presidenti ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhes si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ka dekretuar edhe shkarkimin e  Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe më pas emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Financave.

Begaj ka shkarkuar edhe Elva Margaritin nga posti i ministres së Kulturës.

“Presidenti Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres  së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.”