Aplikacion
Budanov në një intervistë për gazetën online “Ukrainian Pravda” të botuar sot, tha se anëtarët e rrethit të brendshëm të Vladimir Putin kanë bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës të Ukrainës.
Në veçanti, siç argumentoi ai, këta njerëz arrijnë një marrëveshje me shërbimin e inteligjencës ukrainase, duke dashur të sigurojnë të ardhmen e tyre në epokën pas humbjes së Putinit në Ukrainë.
Zyrtari ukrainas nuk dha as emrat dhe as numrin e agjentëve që ndodhen në mjedisin e presidentit rus.
“Meqenëse situata në Federatën Ruse në fakt po përkeqësohet çdo ditë, po bëhet më e lehtë çdo ditë të gjesh njerëz të gatshëm për të bashkëpunuar”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase.
“Rusia ka synime ambicioze për një ofensivë të madhe, por ajo do të dështojë,”- thotë Budanov. Kur u pyet për ekzistencën e garancive që agjentët nuk po mashtrojnë palën ukrainase, ai u përgjigj:” Epo, kjo kontrollohet shumë lehtë. Ne nuk besojmë në fjalë, por vetëm në fakte”./ Zoom.al