zoom

Sport

Befason Pep Guardiola: Dua të drejtoj një kombëtare, të provoj ndjesinë e Botërorit!

Pep Guardiola nuk e fsheh dëshirën që në të ardhmen të drejtojë një kombëtare.

Tekniku aktual i Manchester City, në një intervistë për “ESPN Brasil”, theksoi se i pëlqen të përjetojë emocionet e drejtimit të një kombëtare në një turne si Botërori, ndërsa shtoi se kjo eksperiencë mund të realizohet edhe pas pesë apo 10 vitesh.

“Do të më pëlqente shumë që të drejtoja një kombëtare, por nuk e di se kush më dëshiron. Kur e nisa aventurën si trajner nuk mendoja se do të fitoja kampionate apo Champions League.

Unë mendoj vetëm te puna, do të pëlqente për përjetoja ndjesitë e një Botërori, një Europiani apo Kupë Amerike.

Nuk e di se kur do të ndodhë, ndoshta pas pesë apo 10 vitesh. Por, jam i bindur te dëshira për të shijuar emocionet e një Botërori”, u shpreh Guardiola. /ZOOM.AL/