Aplikacion
Në mbishkrimin e tij, G Bani ka shkruar: “Urime festën e Pavarësisë”, duke e shijuar këtë ditë të veçantë në shoqërinë e Xhenetës.
Ky postim ka shkaktuar reagime të shumta, sidomos pas ngjarjeve të fundit që çuan në përjashtimin e tij nga Big Brother VIP Albania, ku G Bani u përjashtua pas një incidenti me Gjestin. Pas këtij zhvillimi, fansat kanë filluar të spekullojnë mbi marrëdhënien e mundshme mes G Banit dhe Xhenetës, duke u pyetur nëse ka diçka më shumë se një miqësi ndërmjet tyre.
Edhe pse spekulimet janë të shumta, G Bani vazhdon të mbajë vëmendjen e fansave dhe medieve, sidomos pas largimit të tij nga BBVA.